Kolegji AAB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi më Institutin ISSAT

20 Tetor 2016

Me një ceremoni rasti, Kolegji AAB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Institutin për Studime Strategjike dhe Trajnime ISSAT nga Tirana.

Me këtë rast, zëvendësrektori i Kolegjit AAB, Shpemsedin Vehapi, tha se ky bashkëpunim dhe trajnimi i cili sot ofrohet për studentët e infermierisë, por edhe studentët e programeve të tjera studimore në Kolegjin AAB, është në përputhshmëri të plotë me konceptet zhvillimore, të cilat ofrohen në këtë institucion të arsimit të lartë.

“Duke zhvilluar partneritete të tilla, AAB vazhdon të fuqizojë rolin e vet të rëndësishëm në mesin e komunitetit akademik, duke i ofruar tregut të punës kuadro të kualifikuara dhe kompetente për t’u përballur me nevojat dhe sfidat që parashtrohen para tyre. Po ashtu, jemi të vetëdijshëm që sistemi shëndetësor është duke u përballur me sfida të ndryshme që shpesh lidhen me cilësinë e kujdesit shëndetësor”, theksoi zv.rektori Vehapi. Ai tha se në këtë këndvështrim, trajnimi dhe edukimi i vazhdueshëm mjekësor paraqet element kyç në përgatitjen e infermierëve, të cilët do t’i implementojnë praktikat e specializuara të infermierisë.

Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani, këtë marrëveshje bashkëpunimi mes Kolegjit AAB dhe Institutit ISSAT e vlerësoi si shumë të nevojshme për të plotësuar nevojat për avancimin e shëndetësisë në vend.“Është kënaqësi e veçantë kur të jepet rasti të marrësh pjesë në një inaugurim të një bashkëpunimi të tillë, si ky në mes të Kolegjit AAB dhe Institutit ISSAT, që gjithsesi shkon edhe drejt implementimit të politikave që Ministria e Shëndetësisë po i lanson dhe po i përkrahë kohëve të fundit”, u shpreh ministri Rrahmani.

Ai tha se Ministria e Shëndetësisë është e interesuar që të krijojë mundësi të reja, për të gjithë ata që duan të kapin dije të reja.

Këtë marrëveshje e përshëndeti edhe zëvendësministrja e arsimit e Republikës së Shqipërisë, Nora Malaj, e cila tha se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, të dy institucionet simotra tregojnë se mund të arrijnë standardet ndërkombëtare profesionale në fushën e shëndetësisë.

Ndërsa,kryetari i bordit për licencim në MSH, Hysni Bajrami, këtë marrëveshje e quajti me interes të dyanshëm nga të dyja palët nënshkruese të saj: “Të kesh Institutin ISSAT këtu është një privilegj shumë i madh, por edhe ISSAT të ketë një bashkëpunëtor siç është Kolegji AAB me të vërtetë është një privilegj i jashtëzakonshëm”, vlerësoi Bajrami.

Edhe presidenti i Institutit ISSAT, Jorge Jeha, e vlerësoi arritje këtë marrëveshje me Kolegjin AAB, duke premtuar për implementimin e saj në mënyrë sa më të suksesshme.

“Po e ndjej veten dy herë shqiptar. Herën e parë gjatë themelimit në Shqipëri, dhe sot gjatë themelimit në Kosovë. Ndjehem krenar, i lumtur me vendosshmëri të plotë që ta bëjmë të njëjtën që e kemi bërë atje dhe të ngrisim të dy institucionet tona AAB-në dhe ISSAT në piedestalin e performancës”, tha Jeha.

Ndërkaq, drejtoresha ekzekutive e Institutit ISSAT, Ilda Mejdani, këtë marrëveshje e quajti si një shtrirje më të gjerë të plotësimit të misionit të institutit që ajo drejton.

Kolegji AAB përmes këtij partneriteti me Institutin për Studime Strategjike dhe Trajnime ISSAT ka për qëllim që përmes trajnimeve të profesionistëve shëndetësorë të krijojë parakushte profesionale për ngritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor ndaj pacientit, duke qenë në koherencë me informacionet dhe trendet më të reja përkitazi me kujdesin shëndetësor.

Etiketa:

Share: