Aktivitetet e AAB-së për shënimin e #GEW2021 vazhdojnë me vizitat studimore të studentëve të ekonomisë

10 Nëntor 2021

Aktivitetet e shumta të organizuara nga Fakulteti Ekonomik i Kolegjit AAB, në shënim të Javës Globale të Ndërmarrësisë #GEW2021 #gewkosovo2021, sot vazhduan me vizitat studimore të studentëve në dy kompani të suksesshme dhe inovative në vendin tonë.

Vizita e parë u bë në kompaninë “Shkolla Digjitale” dhe “Starlabs” në Prishtinë me bashkëthemeluese Hana Qerimi.

Gjatë vizitës atje, studentët patën rastin të dëgjojnë historinë e zhvillimit të kompanisë por edhe të shohin kompaninë e cila nga 3 punëtorë sa kishte në fillimet e saj, tashmë pas 7 vjetësh numëron më shumë se 100 punëtorë.

Disa nga mesazhet që themeluesit e ndërmarrjes ndanë me studentët ishin se nuk duhet të frikoheni të mendoni për të realizuar gjëra të mëdha, por nga ana tjetër duhet të siguroheni se keni njerëz të mirë afër vetes, sepse çfarëdo njerëz që keni për rreth ashtu edhe do ti keni mundësitë.

Ata gjithashtu ndanë informata lidhur me mënyrë se si punojnë edhe jashtë Kosovës që e bënë këtë kompani lider në vend për shërbime të tilla, duke i faturuar suksesin punëtorëve.

Më tej studentët vazhduar rrugëtimin për vizitën studimore në Suharekë, ku u takuan me Gresa Kuqi një ndërmarrëse e re me shumë potencial dhe elan, që ndau përvojat e saj të jashtëzakonshme dhe të familjes, lidhur me kompaninë prodhuese “Solid” e cila është ndër kompanitë e pakta të prodhimit të këpucëve në Kosovë. Kemi punuar shumë që të bëjmë të njohur Kosovën tonë për kompanitë e huaja si #Geox #Valentino, me të cilët bashkëpunojmë dhe prodhojmë brendet e tyre.

Studentët krahas rrëfimit të suksesshëm të znj. Kuci, patën mundësi të shohin një fabrikë të jashtëzakonshme, ku punonin më shumë se 70 persona të ndarë në departamente të ndryshme, ku shihej numër i konsiderueshëm i grave.

Share: