A je i interesuar të mësosh më shumë për universitetet franceze dhe studimet në Francë?

5 Dhjetor 2021

Të mërkurën më 08 dhjetor, nga ora 10.00-18.00, në zyrën e prezencës franceze, në Kolegjin AAB do të zhvillohet Panairi Virtual i Universiteteve Franceze.

Për t’u bërë pjesë e panairit, ju duhet të krijoni një llogari në faqen e internetit: https://xk.studyinfrancevirtualfairbalkans.com/

👉 Pasi të krijohet llogaria juaj, mund të regjistroheni për webinarët e Zoom në seksionin “Webinars” ose të kërkoni takime individuale me universitetet në seksionin “Institucionet”.

Mos humb kohë, regjistrohu tani! ⏰

Panairi Universitar Francez në Kosovë organizohet nga Ambasada Franceze në Kosovë, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Espace Campus France, në bashkëpunim me Kolegjin AAB dhe Universitetin e Prishtinës.

Share: