U promovua libri “Menaxhimi Bankar dhe Rregullativa”, i profesoreshës Albulenë Kastrati

11 Dhjetor 2021

Në Kolegjin AAB u bë promovimi i “Menaxhimi Bankar dhe Rregullativa” i autores dhe profesoreshës të Kolegjit AAB, Albulenë Kastrati. Në këtë libër trajtohen nevojat e bankingut tradicional dhe ndryshimet në sektorin bankar pas krizave dhe digjitalizimit, modelet biznesore të bankave dhe vendosja e normave të interesit në kredi, pasqyrat financiare dhe ndërlidhja me kërkesat rregullative.

Në fjalën e tij me rastin e promovimit të librit, dekani i Fakultetit Ekonomik të AAB Medain Hashani, e vlerësoi punën e autores dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në avancimin profesional të brezave të rinj.

Share: