Fakulteti i Komunikimit Masiv organizoi ligjëratë virtuale me të ftuar special Dr. Arben Muka

22 Dhjetor 2021

Në kuadër të ligjëratave me të ftuar special, Fakulteti i Komunikimit Masiv për Gazetari organizoi ligjëratë me të ftuar special Dr. Arben Muka nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, FHF Universiteti i Tiranës. Ai është drejtor i programeve në AMA dhe ish gazetar për 20 vite në Deutsch Welle. Ligjërata trajtoi temën “Raportimi i lajmit në epokën digjitale” dhe ai u shpreh i gëzuar që u bë i mundur një organizim i tillë nga Kolegji AAB dhe fakulteti përkatës.

“Kam qenë vizitor në AAB dhe kam knaqësi që së bashku me ju të takohemi edhe pse virtualisht për të diskutuar lidhur me zhvillimin teknologjik nga ana e raportimit të lajmeve, i cili ka ndryshuar sjelljen e gazetarëve dhe shijen e publikut. Ndryshime të mëdha mund të shohim edhe nga ana e infrastrukturës, ku çdo gjë është shumë më e lehtë tanimë për gazetarët”.

Bashkëbisedim dhe pyetje të shumta nga studentët lidhur me temën e trajtuar u bënë në fund të ligjëratës.

Share: