Mbahet tryezë diskutimi e Bordit Industrial të Kolegjit AAB

23 Dhjetor 2021

Në Qendrën Mediale të Kolegjit AAB, u mbajt mbledhja e Bordit Industrial, në të cilin ishin të pranishëm përfaqësues të kompanive të njohura në tregun e Kosovës. Anëtarët e këtij bordi diskutuan mbi sfidat që mund t’i hasin studentët pas diplomimit në tregun e punës dhe punëdhënësit në cilësinë e të dhënit të detyrës.

Takimin e udhëhoqi kryetari i Bordit Industrial Arian Zeka, i cili zhvillimin e këtyre takimeve i konsideron tejet të rëndësishme për Kolegjin AAB.

Ndër të tjera, në këtë mbledhje u diskutuan edhe nevojat e tregut të punës, punën praktike, trajnimet për studentë, orientimin në karrierë dhe fuqizimin e shkathtësive kompjuterike.

Bordi Industrial në takimet të këtilla, synon arritjen e përgatitjes së studentëve që ndihmon në arritjen profesionale të tyre.

Share: