Kolegji AAB hap Poliklinikën “AMD” për shërbime mjekësore

14 Janar 2022

Sot është bërë hapja solemne e Poliklinikës “AMD”, qendrës diagnostike më moderne në vend e cila u përurua pas një pune intensive me investitor Kolegjin AAB. Kjo poliklinikë po starton fillimisht me 15 departamente me një hapësirë 2500 m2 dhe përfshin një gamë të gjerë të shërbimeve mjekësore duke filluar nga Mjekësia Familjare, Kardiologjia, Gjinekologjia, Neurologjia, Endokrinologjia, Pulmologjia, Gastroentrologjia, Pediatria, Urologjia, Radiologjia, Stomatologjia, Laboratori Molekular, Biokimik, Mikrobiologjik.
Në inaugurimin e “AMD” morën pjesë bashkëpuntorë, kolegë, staf shëndetësor dhe figura të tjera. Drejtori i Poliklinikës “AMD” Dukagjin Hysa, u shpreh se fokus i veçantë do t’i ipet shërbimeve shëndetësore shtëpiake, transportit shëndetësor mbrenda dhe jashtë vendit si dhe bashkëpunimi me spitale jashtë vendit për raste të cilat nuk kanë trajtim në Kosovë.
“Poliklinika AMD ështe e vetmja për momentin e cila e ka prioritet në vizionin e saj kthimin e besimit në shërbime shëndetësore tek qytetarët. Fazës së dytë do t’i shtohen edhe 1200 m2 dhe do të jemi spital inovativ në shërbime dhe pajisje. Poashtu, ky investim nga Kolegji AAB është bërë gjithashtu për një mundësi të madhe për vetë studentët e kolegjit të cilët do të kenë mundësi të zhvillojnë praktikën dhe në të ardhmen edhe të sigurojnë një vend pune”, shtoi ndër të tjera ai.
Ndërsa, rektori i Kolegjit AAB, Bujar Demjaha, tha se qytetarët e Kosovës tashmë kanë një vend të sigurtë që të ja besojnë shëndetin.
Poliklinika AMD synon të jetë opsioni juaj i parë për shërbime mjekësore.

Share: