Këshilli Drejtues i Kolegjit AAB miratoi Planin Strategjik Zhvillimor 2022-2026

18 Janar 2022

Në takimin e rregullt të organizuar në Qendrën Mediale, u mbajt mbledhja e Këshillit Drejtues të Kolegjit AAB, në të cilin u bë shqyrtimi dhe miratimi i Planit Strategjik Zhvillimor 2022-2026. Takimin e udhëhoqi kryetari i Këshillit Drejtues z. Lulzim Tafa, i cili miratimin e këtij plani e cilëson tejet të rëndësishem për zhvillim institucional.

Të pranishëm nga anëtarët e Këshillit Drejtues ishin z. Lulzim Tafa, z. Muhamet Mustafa, z. Ibrahim Berisha, z. Agim Vinca, znj. Mimoza Shahini, z. Nedzad Korajlic, z. Lorik Cana dhe rektori i Kolegjit AAB, z.  Bujar Demjaha. Ndërsa pjesë e këtij takimi ishte edhe koordinatori për hartimin e Planit Strategjik, profesori Xhavit Rexhaj.

Në mbledhje të tilla, Këshilli Drejtues synon progresin e institucionit në dobi të avancimit profesional të studentëve.

Share: