U themelua Bordi Këshillëdhënës Industrial i Kolegjit AAB

27 Shtator 2021

Në ambientet e Kolegjit AAB u mbajt mbledhja konstituuese e Bordit Këshillëdhënës Industrial. Ky organ ka për qëllim krijimin e një platforme ku përfaqësuesit e sektorit privat të mund të dialogojnë me drejtuesit e institucioneve të arsimit të lartë, në këtë rast të Kolegjit AAB, si bartësi më i madh privat i arsimit të lartë në Kosovë: për të identifikuar nevojat e sektorit privat, për të gjeneruar rekomandime për drejtuesit e këtij institucioni arsimor dhe rrjedhimisht për të zvogëluar hendekun e shkathtësive në tregun e punës.

Në këtë takim ku morën pjesë përfaqësues të kompanive të njohura në tregun e Kosovës, u miratua edhe Rregullorja e punës e Bordit Industrial si dhe u zgjodh kryesia e Bordit.

Kryetar i Bordit Këshillëdhënës Industrial të Kolegjit AAB, u zgjodh Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Share: