Prorektori për kërkim shkencor i Kolegjit AAB, dr. Hasan Saliu, mori pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare “The Challenge of the Global Migrant – Bodies on the Move and Cultural Differences”, e organizuar nga RC54 e International Sociological Association (ISA) , Universiteti Sapienza i Romës, Universiteti Complutense i Madritit, nën përkujdesjen e UNESCO-s, e cila për dy ditë më radhë punimet e saj i zhvilloi në Parlamentin italian, në Romë të Italisë.
Saliu, i cili ishte i vetmi pjesëmarrës nga vendet ballkanike në këtë konferencë, është prezantuar me punimin e tij shkencor “Imazhi i vendit pritës në kujtesën e emigrantit”. Në këtë konferencë kanë marrë pjesë dhe prezantuar një numër i madh i studiuesve nga vendet e BE-së, ShBA-të, Rusia etj.
Saliu tha se përfundimet dhe rekomandimet e kësaj konference ishin që çështja e migrimeve të sotme masive nga Azia dhe Afrika e Veriut drejt Evropës, të trajtohen nga perspektiva shumë dimensionale, ndërkaq janë dhënë edhe një sërë rekomandimesh për UNESCO-n si dhe politikën evropiane e cila përballet me këtë fenomen.
Studimet e prezantuara në këtë konferencë do të botohen nga Cambridge Scholars Publishing, redaktuar nga profesorët e Sapienzës, Bianca Maria Pirani, Roberto Cipriani, Fiz Ruiz dhe Umberto Melotti.
Për më shumë detaje rreth konferencës klikoni KËTU: