U mbajt debati “Dialogu ndërfetar dhe ndëretnik dhe ndërtimi i tolerancës duke përfshirë të rinjtë”

22 Shkurt 2017

Kolegji AAB, dega në Ferizaj në bashkëpunim me  Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE),  organizuan debatin në temë “Dialogu ndërfetar dhe ndëretnik dhe ndërtimi i tolerancës duke përfshirë të rinjtë”, për të diskutuar  rreth rëndësisë së njohjes së religjioneve të ndryshme, rreth vlerave të përbashkëta tek të rinjtë, etj..

Përveç studentëve dhe stafit akademik të Kolegjit AAB, në këtë debat morën pjesë edhe të rinj të tjerë nga komuniteti shqiptar e serbë, këshilltarja Nacionale për të Drejtat e Njeriut (OSBE), Misioni në Kosovë, përfaqësuesi i Këshillit të Bashkësisë Islame të Ferizajit,  Prifti i Kishës Ortodokse Serbe të regjionit të Gjilanit dhe Pastori i Kishës Evangjeliste Protestante të Ferizajt.

“Debati për temën në fjalë tregoi që të rinjtë kanë nevojë për ligjërata të tilla. Përveç tjerash pjesëmarrësit e debatit shprehën interesimin për bashkëpunim të mëtutjeshëm edhe në projekte të tjera”, tha drejtori Medain Hashani.

Share: