Të nderuar studentë,
në kuadër të projektit “Vullnetarizmi për Zhvillim: Promovimi i vullnetarizmit dhe qytetarisë aktive në Kosovë”, i cili implementohet në bashkëpunim me George William Youth Association (GWY) dhe mbështetet financiarisht nga Ambasada Britanike në Prishtinë, Insituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka kënaqësinë të ju ftojë të merrni pjesë në Panairin e Vullnetarëve.
Qëllimi i këtij panairi është rritja e interesimit për punë vullnetare dhe aktivizëm qytetar në Kosovë. Gjatë këtij panairi, organizatat pjesëmarrëse do të promovojnë mundësi vullnetarizmi si dhe do të rekrutojnë vullnetarë të rinj. Ju inkurajojmë të shpërndani këtë ftesë me studentët e universitetit tuaj, të cilët mund të njoftohen për së afërmi me organizata rekrutuese në panair për punë vullnetare.
Panairi do të mbahet më 28 shkurt 2017, nga ora 11:00 deri në 16:00, në Teatrin Oda, Prishtinë.