Kolegji AAB po vazhdon përpjekjet për ndërtimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë në funksion të zhvillimit të projekteve që mundësojnë avancimin e cilësisë së mësimdhënies e të hulumtimit shkencor.
Në kuadër të kësaj punëtorie, Kolegji AAB së bashku me partnerët vendor: Kolegjin Internacional të Biznesit në Mitrovicë (IBCM), Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, Universitetin e Gjakovës, Odën e Infermiereve të Kosovës, Lidhjen e Qendrave për Punë Sociale dhe Shkollën Britanike në Kosovë, ka filluar procesin e hartimit të një projekti përbashkët, i cili do të mundësonte përmirësimin e kualitetit të shërbimeve shëndetësore dhe sociale në Kosovë.