Në AAB mbahet Konferenca e dytë Shkencore Ndërkombëtare ICLLC 2017, “Gjuhësi, letërsi dhe kulturë”

26 Prill 2017

Fakulteti i Gjuhës Angleze i Kolegjit AAB, në bashkëpunim me Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës (UAMD), dhe Fakultetin Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), organizojnë Konferencën e dytë Shkencore Ndërkombëtare ICLLC 2017, “Gjuhësi, letërsi dhe kulturë”.

Hapja solemne e punimeve të Konferencës ICLLC 2017, do të bëhet të shtunën, më 29 prill 2017, në orën 10.00, në Teatrin AAB “Faruk Begolli” të Kolegjit AAB, në Prishtinë, ndërsa punimet do të zhvillohen gjatë tërë ditës në sesione të ndara.

Pjesëmarrjen në hapjen solemne e kanë konfirmuar edhe përfaqësues të lartë të Republikës së Kosovës,  dhe një numër i madh i studiuesve nga shumë vende të rajonit e më gjerë.

Për më shumë informacione rreth programit të konferencës, klikoni linkun zyrtar të konferencës, http: http://konferencat.aab-edu.net/icllc2017/index.html

Konferenca është e hapur për të gjithë të interesuarit.

Ju mirëpresim!

 

Share: