Prof. dr. Melita Kovacevic nga Universiteti i Zagrebit mbajti trajnim njëditor për stafin akademik të Kolegjit AAB

29 Janar 2022

Profesorët e Kolegjit AAB vijuan trajnimin mbi integrimin e hulumtimit në mësimdhënie. Ky trajnim njëditor kishte për qëllim t’i trajnojë profesorët mbi praktikat më të mira se si duhet përfshirë hulumtimi kërkimor në proceset mësimore. Trajnimin e mbajti ekspertja ndërkombëtare, Prof. dr. Melita Kovacevic, e cila është njohëse e arsimit të lartë në rajon dhe zv. rektorja e mëparshme për shkencë në Universitetin e Zagrebit. Fusha e shkencës dhe kërkimit është dimension thelbsor në planet zhvillimore të Kolegjit AAB, theksoi Dr. Uranela Demaj, Prorektore për Shkencë e Kolegjit AAB. Prandaj, stafi në AAB fokusohet që të sigurojë për profesorët dhe studentët mjetet e nevojshme që të avancojnë kapacitetet kërkimore dhe të shkëmbejnë dijen e tyre me komunitetet kërkimore dhe shoqërore.

Share: