Krijimet artistike të mësimdhënësve të AAB-së po prezantohen në ShBA

8 Maj 2017

Prodekani i Fakultetit të Arteve dhe Arkitekturës të Kolegjit AAB, Fitim Aliu, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për prezantimin e krijimeve të veta në ekspozitën e cila është hapur në Galerinë “Art Community Center” në Fort Worth-Texas.

Krijuesi Fitim Aliu, ka njoftuar se, përveç tjerash, ai ka qenë edhe pjesë e ceremonisë së hapjes të kësaj ekspozite më 5 maj.

Ekspozita do të mbetet e hapur deri në fund të këtij muaji, në Galerinë “Art Community Center”, në Fort Worth të SHBA-së, tha Aliu.

 

Share: