Të nderuar studentë të Kolegjit AAB,
Organizuar nga Instituti iCHAT në bashkëpunim me BETA e.V., dhe në partneritet me Kolegjin AAB, nga data 1 deri më 6 qershor 2017, do të zhvillohet Konferenca MEU Kosova (Modeli i Bashkimit Evropian Kosova 2017), e cila do të mbahet në Parlamentin e Republikës së Kosovës dhe në Kolegjin AAB.
Konferenca çdo vit mbledh rreth 150-200 të rinj nga e gjithë Evropa, ndërsa temat e konferencës së sivjetme janë:
Konferenca do të jetë simulim i institucioneve të Bashkimit Evropian ku pjesëmarrësit do të mësojnë se çka është, kush e përbën dhe si funksionon Bashkimi Evropan; Parlamenti Evropian dhe vendimmarrja; Komisioni Evropian dhe institucionet tjera.
Pjesëmarrësit do të përfaqësojnë shtetet e BE-së duke treguar qëndrimet e tyre mbi temat e lartëcekura duke performuar rolet e minsitrave të Këshillit të BE-së, deputetëve të Parlamentit Evropian, përkthyes, gazetarë, lobistë, fotografë.
Andaj ftojmë të gjithë studentët e interesuarit nga Kolegji AAB të aplikojnë deri më 15 maj 2017 duke klikuar në linkun:
Studentët e Kolegjit AAB që do të përzgjidhen nga komisionet vlerësuese, do të mund të marrin pjesë pa pagesë.
Suksese!