Përfaqësues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve vizituan Qendër Gjermane të Kompetencës, për vlerësimin e programeve të informatikës

17 Maj 2017

Dy ekipe të ekspertëve të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (AKK), në krye me u.d. drejtorin, Avni Gashi, vizituan Kolegjin AAB, me qëllim të vlerësimit të dy programeve të informatikës: zhvillimi i aplikacioneve softverike dhe mirëmbajtja e teknologjisë informative.

Gjatë vizitës u vlerësuan kurrikulat, personeli i mësimdhënësve dhe infrastruktura e QGjK-së. Qëllim i vizitës sipas kryesuesit të ekipit vlerësues, Avni Gashi, nuk ishte vetëm kontrollimi i plotësimit të kushteve nga ana e QGjK-së por edhe ofrimi i këshillave dhe sugjerimeve për avancim të ofertës profesionale në këto fusha premtuese për punësim në Kosovë.

Nga ana e QGjK, drejtori Altin Shala dhe koordinatorja e cilësisë Mirëvete Aziri, u deklaruan se ishin të impresionuar me qasjen serioze dhe kompetencën e ekipit vlerësues dhe të menaxhmentit të AKK-së. “Në AAB presin që të ndihmojnë në rritjen e punësueshmërisë së të diplomuarve nga programet tona duke organizuar studime sipas standardeve të partnerëve tanë gjerman e britanez”, tha drejtori Altin Shala.

Qendra Gjermane e Kompetencës (QGjK),  ofron programe të shkurta të arsimit të lartë profesional në kuadër të Kolegjit AAB.

Rezultatet e kësaj vizite priten në fund të muajit maj – pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve.

 

Share: