“EduGrua” zhvilloi sesionin e tetë në Kolegjin AAB

17 Mars 2022

Sot u mbajt moduli i tetë i ‘EduGrua’ në Kolegjin AAB, i cili ka për qëllim risocilaizimin e grave dhe vajzave viktima të dhunës në familje dhe përkrahja e tyre në zhvillimin e ideve të biznesit.

E ftuara e radhës në këtë sesion ishte Lirika Tafa-Bajrami, themeluese dhe pronare e Vivienne Academy si dhe Lirie Hoti, menagjere e projektit EduGrua për Kosovë. Gjatë këtij sesioni znj. Tafa-Bajrami ndau me të pranishmet storjen e saj të suksesit, duke folur mbi akademinë që ajo ka themeluar, idenë se si ka filluar një projekt të tillë sipërmarrës dhe mundësitë të cilat kjo akademi ofron.

Ajo u shpreh e gatshme që të ndihmojë këto vajza dhe gra në idetë që ato japin dhe se do të jenë të mirëpritura në Vivienne Academy. Ndërsa znjsh.Hoti menagjere e projektit për Kosovë u shpreh falënderuese ndaj Kolegjit AAB për përkrahjen dhe bashkëpunimin në realizim e këtij projekti, si dhe të gjithë trajnerët të cilët kanë marrë pjesë gjatë moduleve të EduGrua.

Share: