Prorektori i AAB-së drejtoi një panel shkencor në Konferencën e Universitetit të Milanos

13 Qershor 2017

Prorektori për kërkim shkencor i Kolegjit AAB, Hasan Saliu, koordinoi dhe drejtoi një panel shkencor në konferencën e organizuar nga Universiteti i Milanos dhe ai i Parmas.

Paneli-5 i Konferencës i titulluar “Mediat dhe refugjatët: imazhi, stereotipet dhe paragjykimet”, ka qenë i propozuar nga përfaqësuesi i AAB-së që vitin e kaluar, më pas ai ka përzgjedhur propozimet e dërguara nga call for papers për këtë panel si dhe është moderuar nga ai, në Konferencën “Escapes 2107” e  mbajtur  më  8-9 qershor në Parma të Italisë.

Në këtë panel të rezervuar nga organizatori për Kolegjin AAB si frut i bashkëpunimit shkencor, janë prezantuar katër studime të realizuara nga përfaqësuesit e Universitetit të Bolonjës, Universitetit të Firences, Universitetit të Peruxhas dhe nga Këshilli Kombetar i Kërkimeve (Consiglio Nazionale delle Ricerche).

Saliu deklaroi se problemet që kanë të bëjnë me refugjatët dhe emigrantët kohëve të fundit kanë tërhequr vëmendjen e universiteteve dhe studiuesve për shkak se këto janë probleme mjaft komplekse interdisiplinare që trajtohen jo vetëm nga perspektiva sigurisë, por edhe nga ai i komunikimeve ndërkulturore, multikulturalizmit: integrimit apo gotizimit të tyre, solidaritetit, trafikimit etj.

Konferenca i ka zhvilluar punimet për dy ditë rresht në tre sesione dhe 18 panele të cilat kanë qenë të ideuar dhe koordionuar nga përfaqësuesit e disa universiteteve prestigjioze italiane, por edhe nga universitete nga Spanja, Zvicra, Britania, Gjermania dhe Kolegji AAB nga Kosova.

Me gjerësisht:

http://users2.unimi.it/escapes/escapes2017-sessione-1/

http://users2.unimi.it/escapes/wp-content/uploads/file-abstracts-8-9-giugno-escapes-pronto.pdf

http://users2.unimi.it/escapes/tag/hasan-saliu/

Share: