Në një ceremoni solemne të organizuar në ambientet e Teatrit AAB “Faruk Begolli”, me pjesëmarrjen e stafit akademik, studentëve dhe mysafirëve të tjerë të ftuar, u shfaqën disa nga projektet finale mediatike (emisione televizive) të studentëve të Fakultetit të Komunikimit Masiv, programi Produksion, absolventë të gjeneratës 2014/15.
Gjatë kësaj ceremonie, prorektori për Shkencë, Hasan Saliu, tha se Kolegji AAB studentëve të vet, për realizmin e projekteve të tilla dhe të cilësdo fushë do t’ju japë mundësinë dhe kushtet nga më të mirat. Ndërsa dekanja Burbuqe Berisha, tha se këta studentë dhe projektet e tyre janë dëshmi se kanë marrë njohuri të mjaftueshme gjatë studimeve dhe se i kanë tejkaluar të gjitha sfidat, për të arritur deri te realizimin e një produkti final dhe cilësor.
Në këtë shfaqje publike u shfaqën këto projekte: