Studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv, programi Produksion, shfaqën produktet finale mediatike

3 Korrik 2017

Në një ceremoni solemne të organizuar në ambientet e Teatrit AAB “Faruk Begolli”, me pjesëmarrjen e stafit akademik, studentëve dhe mysafirëve të tjerë të ftuar, u shfaqën disa nga projektet finale mediatike (emisione televizive) të studentëve të Fakultetit të Komunikimit Masiv, programi Produksion, absolventë të gjeneratës 2014/15.

Gjatë kësaj ceremonie, prorektori për Shkencë, Hasan Saliu, tha se Kolegji AAB studentëve të vet,  për realizmin e projekteve të tilla dhe të cilësdo fushë  do t’ju japë mundësinë dhe kushtet nga më të mirat.  Ndërsa dekanja Burbuqe Berisha, tha se këta studentë dhe projektet e tyre janë dëshmi se kanë marrë njohuri të mjaftueshme gjatë studimeve dhe se i kanë tejkaluar të gjitha sfidat,  për të arritur deri te realizimin e një produkti final dhe cilësor.

Në këtë shfaqje publike u shfaqën këto projekte:

  1. “Prishtina Retro”, emision kushtuar historikut të Prishtinës
  2. “Parkur”, emision që i kushtohet promovimit të sportit të ri parkur në Kosovë, dhe
  3. “Ole”, emision kushtuar futbollit kosovar.

 

Share: