Të mërkurën, më 23 gusht 2017, në orën 13.00, në objektin V të Kolegjit AAB, mbahet ceremonia përmbyllëse e Shkollës Verore Ndërkombëtare për Demokraci dhe Zhvillim, të organizuar nga Kolegji AAB, e cila ka filluar më 14 gusht 2017 dhe në të cilën po marrin pjesë dhjetëra studentë ndërkombëtarë nga ShBA, Kanadaja, Gjermania, Franca, Belgjika, Lituania, Turqia, Maqedonia, Shqipëria, si dhe studentë nga Kosova.
Gjatë dhjetë ditëve të zhvillimit të edicionit të parë të Shkollës Verore Ndërkombëtare për Demokraci dhe Zhvillim, studentët krahas programit akademik kanë pasur mundësi të mësojnë edhe nga vizitat studimore në institucionet e Kosovës, Maqedonisë e Shqipërisë.
Në këtë ceremoni përveç studentëve, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe përfaqësues të lartë të Republikës së Kosovës.