Menaxhmenti i Kolegjit AAB mirëpriti në takim zv. Rektoren e Universitetit të Ghentit

7 Prill 2022

Zv. Rektorja e Universitetit të Ghentit në Belgjikë, Prof, dr. Mieke Van Herreweghe takoi menaxhmentin e lartë të Kolegjit AAB për të diskutuar mbi praktikat e mira në Shkencë dhe Hulumtime Kërkimore në Evropë e në veçanti, në Kosovë. Ajo poashtu mbajti një prezantim të shkurtër me dekanët dhe prodekanët e Kolegjit AAB mbi strukturat hulumtuese në Universitetin e Ghentit në mënyrë që të shkëmbejnë përvoja të ngjashme.

Prorektorja për Shkencë dhe Kërkim në Kolegjin AAB, Dr. Uranela Demaj theksoi rëndësinë e vizitës së zv. Rektores për mundësitë rreth bashkëpunimit në hulumtimet kërkimore në mes të Kolegjit AAB, Universitetit të Ghentit dhe institucioneve të tjera hulumtuese cilësore të Unionit Evropian.

Share: