Në Kolegjin AAB u mbajt trajnimi “Infermieria psikiatrike dhe shëndeti mendor”

6 Tetor 2017

Kolegji AAB , Ministria e Shëndetësisë dhe Institutin AAB, në bashkëpunim me Qendrën e karrierës dhe të mësuarit gjatë tërë jetës “EVP Infermieror”, sot organizuan trajnimin në temën “Infermieria psikiatrike dhe shëndeti mendor”.

Përveç studentëve të Fakulteti të Infermierisë dhe Psikologjisë të Kolegjit AAB, ky trajnim ka zgjuar interesim mjaft të madh edhe te kandidatët e Shërbimi Spitalor Universitar i Kosovës (SHSKUK), të spitaleve regjionale, të qendrave të shëndetit mendor në të gjithë Kosovën etj.

Me rastin e hapjes solemne të këtij trajnimi, zv.rektori i Kolegjit AAB, Shemsedin Vehapi, tha se këto trajnime janë në përputhshmëri të plotë me konceptet zhvillimore akademike që promovon Kolegji AAB, për të gjithë studentët e të gjitha programeve studimore të cilat ofrohen në AAB.

Ndërsa, dekani i Fakultetit të Infermierisë, Idriz Sopijani, tha se këto trajnime profesionale janë në funksion të promovimit të profesionit të infermierit dhe ofrimit të kujdesit shëndetësor sipas standardeve bashkëkohore. “Infermieria është një profesion me impakt të fortë në shërbimin publik. Profesioni i infermierisë është një profesion që po ndryshon dita ditës edhe duke e zgjeruar fushën e vet të njohurive përmes edukimit dhe trajnimit të infermierëve” tha dekani Sopjani.

Ndërsa dy profesoreshat nga Britania e Madhe, prof. dr. Monika Rybacka dhe prof. dr. Joanne Brooke, ligjëruese në Universitetin e Oxfordit, përveç që u ndanë të kënaqura me pritjen si dhe me bashkëpunimin që u ka ofruar Kolegji AAB, ato u paraqitën edhe në cilësinë e ligjërueseve.
Prof. dr. Rybacka ligjëroi rreth shëndeti mendor në Britani, ndërsa prof. Brooke për demencën, situatën aktuale në Britani dhe temën tjetër rreth hulumtimit dhe demencës.

I pranishëm në këtë trajnim ishte edhe kryetari i Odës së Infermierisë së Kosovës, Naser Rrustemi si dhe koordinatorja Nacionale e infermierisë SHSKUK, Lirije Beqiri.

Në fund të trajnimit “Infermieria psikiatrike dhe shëndeti mendor”, të gjithë pjesëmarrësit u certifikuan dhe fituan gjashtë pikë kredituese. Trajnim është i akredituara nga Bordi për Edukim të Vazhdueshëm Mjekësor nga Ministria e Shëndetësisë.

Share: