Fakulteti i Infermierisë në Kolegjin AAB, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, organizon aktivitete të cilat simbolizojnë më së miri këtë profesion.
10 maj – Dhurim vullnetar i gjakut
11 maj – Kursi për EVP; “Diversiteti dhe përceptimet kulturore në Infermieri”
12 maj – Shërbime shëndetësore falas nga studentët nëpër komuna të vendit.
Fakulteti i Infermierisë ka planifikuar që në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut të zhvillojnë aktivitet për dhurimin vullnetar të gjakut më 10 maj nga ora 10:00-13:00 në Lab.2-Infermieri në AAB.
Aksioni humanitar i gjakut është tradicional dhe organizohet çdo vit nga Kolegji AAB duke shënuar edhe shifra rekorde të dhurimit të gjakut në Kosovë.
Dhuroni gjak – shpëtoni jetë!