Kurset ndërkombëtare janë vazhdim i kurseve në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, i akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës me pikë kredituese, për të gjitha profilet shëndetësore.
Tema e kursit të radhës ka të bëjë me “Diversitetin dhe përceptimet kulturore në Infermieri”, me ligjërues Prof. Eroll Reshtani. Kursi do të mbahet me 11 maj nga ora 09:00-14:30, në sallën 113 të Fakultetit të Infermierisë.
Pjesëmarrja pasive do të vlerësohet me 8 pikë, dhe si e tillë është obligative prezenca fizike në institucion.
Të interesuarit fillimisht duhet të aplikojnë nga participuesi në këtë link.
Pas aplikimit ju do të pranoni një email për konfirmim, kurse pagesa për profesionistë shëndetsor është 15 euro, për studentë 10 euro (kopja fizike e fletëpagesës të dorëzohet në zyren e asistentëve të Fakultetit të Infermierisë, maksimumi një ditë para datës së trajnimit, përshkak se pjesëmarrja është e limituar).