Kolegji AAB dhe Western Union filluan bashkëpunimin dhe informimin rreth benefiteteve të “UPAY”

10 Maj 2022

Kolegji AAB ka një shtrirje të gjerë të bashkëpunimeve me shumë institucione dhe kompani që mund të kontribuojnë në lehtësimin e shumë çështjeve për studentë. Së fundi, përmes bashkëpunimit me Western Union është mbajtur ligjëratë për stafin dhe studentët e Kolegjit AAB, në të cilën u shpalosën shumë detaje të kartelës së vetme pa llogari bankare në Kosovë “UPAY CARD”.

Pajisja me këtë kartelë ndër të tjera do të ndihmojë studentët në kryerjen e shërbimeve duke përfshirë biznese të ndryshme në vend dhe duke përfituar bonuse gjatë blerjeve. Ndër të tjera, stafi dhe studentët e Kolegjit AAB për informim më të gjerë rreth benefiteve dhe dobive të kësaj kartele do të mund të paraqiten në pikën e Western Union brenda kampusit të Kolegjit AAB në katin 0.

Kolegji AAB mbetet partner i besueshëm kur në vend promovohen risi që janë në hap me kohën dhe që ofrojnë mirëqënie institucionale.

Share: