Kolegji AAB më 27 e 28 maj 2022, në bashkëpunim me dhjetëra kompani, institucione e organizata do të organizojë edicionin e parë të Panairit të Karrierës dhe të Punësimit, në kampusin e Kolegjit AAB në Prishtinë.
Panairi i Karrierës dhe Punësimit AAB 2022, synon të jetë një burim i mundësive për zhvillimin e karrierës për studentët e vet. Qëllimi primar i panairit është vendosja e kontakteve mes përfaqësuesve të tregut të punës dhe studentëve, por edhe të studentëve të diplomuar të cilët kërkojnë punë.
Organizimi i këtij panairi dhe bashkëpunimi me tregun e punës si dhe krijimi i mundësive për qasje të studentëve në tregun e punës është tregues për angazhmin e vazhdueshëm të Kolegjit AAB për përmbushjen e rekomandimeve të Bordit Industria, për përshtatjen e programeve studimore konform kërkesave të tregut të punës.
Panairi do të jetë i hapur gjatë dy ditëve nga ora 10.00 deri në orën 15.00.