Në Kolegjin AAB u mbajt punëtoria “Si ta përmirësojmë performancën dhe koncentrimin në ligjërata”

2 Nëntor 2017

Fakulteti i Psikologjisë i Kolegjit AAB, organizoi punëtori një ditore “Si ta përmirësojmë performancën dhe koncentrimin në ligjërata”,  në të cilën ligjëroi z.Yana Yaneva.

Në këtë punëtori përveç studentëve morën pjesë edhe një pjesë ë stafit akademik,  të cilët  u pajisën me njohuri rreth meditimit si metodë e përmirësimit të performancës në shkollë, për teknikat e ndryshme të meditimit, cilat janë teknikat e meditimit etj.

Studentët përveç tjerave parashtruan pyetje të shumta në lidhje me format e ndryshme të meditimit dhe dobitë e meditimit në shëndetin mendor të individit.

Yana Yaneva mban trajnime të vazhdueshme për meditimin, përqendrimin te vetja dhe ndërtimin e paqes. Yaneva aktualisht është duke kontribuar në “Peace Revolution” si trajnere për meditim dhe ndihmon trajnerët e rinj.

Share: