Po vazhdon dita e dytë e edicionit të parë të Panairit për Karrierë dhe Punësim në kuadër të të cilit po marrin pjesë rreth 50 kompani vendore e ndërkombëtare. Pjesëmarrësit e panairit po mirëpriten ngrohtë nga studentët dhe të diplomuarit e Kolegjit AAB, me ç’rast ata po njoftohen nga afër mbi pozitat e lira që po ofrojnë këto kompani qoftë si internshipe apo edhe vende të lira pune.
Në fjalën e tij kryetari i Këshillit Drejtues të Kolegjit AAB, prof.dr. Lulzim Tafa, përshëndeti këtë panair duke e cilësuar si një vlerë dhe mundësi tjetër të shtuar për studentët e Kolegjit AAB.
Ndërsa, kryetari i Bordit Këshillues Industrial të Kolegjit AAB, z. Arian Zeka përgëzoi pjesëmarrësit dhe motivojë studentët që të bëhen pjesë e kompanive dhe ndërmarrjeve pjesëmarrëse në këtë panair qoftë si praktikantë apo punëtor të rregullt.
Kompanitë që po marrin pjesë në edicionin e parë të Panairit të Karrierës dhe Punësimit AAB 2022 mbulojnë të gjitha fushat studimore që ofrohen në Kolegjin AAB, duke filluar nga ekonomia, drejtësia, shkencat kompjuterike, psikologjia, komunikimi, edukimi i fëmijëve, artet, shkencat sportive, shkencat mjekësore, etj..
Panairi do të jetë i hapur edhe sot, derisa inkurajohen studentët e interesuar për t’ u takuar me punëdhënësit e mundshëm, për të përgatitur CV-të e tyre dhe të paraqiten në shtandet e pjesëmarrësve.