Rektori Lulzim Tafa priti studentët e AAB-së, fitues të turneut të Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës

30 Nëntor 2017

Rektori i Kolegjit AAB, prof. dr. Lulzim Tafa, priti sot në një takim ekipin fitues të studentëve të AAB-së, të cilët ngadhënjyen në Turneun e Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës, në Futsall, të organizuar për nder të Festës së Flamurit Kombëtar.

Rektori Tafa vlerësoi pjesëmarrjen dhe fitoren e ekipit përfaqësues të Kolegjit AAB në një kompeticion të tillë, duke shtuar se studentët tanë kishin një përfaqësimdinjitoz, sjellje shembullore dhe mbi të gjitha ata tash e tutje mbajnë edhe trofeun.

Federata e Sporteve Universitare të Kosovës për herë të parë organizoi aktivitete sportive për nder të festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, ku të drejtë pjesëmarrjeje kishin të gjithë studentët e institucioneve publike e jopublike të Kosovës.

Studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB, mposhtën të gjitha ekipet kundërshtare, duke dalur fitues të vendit të parë.
Suksesin e studentëve tanë e bëri edhe më të veçantë shpallja e studentit të Kolegjit AAB,Latif Bytyçi, lojtari më i mirë i turneut, i cili duke falënderuar për pritjen e organizuar dhe mbështetjen e ofruar tha se falënderimet kryesore i ka Kolegji AAB për mbështjen e pakusht për studentët e tij, ndërsa ne si ekip do të mundohemi që gjithmonë ta shpërblejmë atë vetëm me fitore.

Do theksuar se studentët e Kolegjit AAB janë gjithmonë aktivë në gara sportive të të gjitha disiplinave ku jo rrallë janë triumfues të garave të tilla.

Share: