U mbajt mbledhja e radhës e KD të Kolegjit AAB

16 Dhjetor 2017

Nën kryesimin e kryetarit Ilir Tafa, Këshilli Drejtues i AAB-së mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën ishin prezentë anëtarët e këtij Këshilli dhe menaxhmenti i Kolegjit AAB.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u analizuan çështje me rëndësi për punën dhe zhvillimin e mëtejshëm të Kolegjit AAB.

Ajo që u theksua si shumë e rëndësishme ishte raporti i punës për vitin 2017, duke theksuar zgjerimin e hapsirave prej 12 mijë metrash katrorë: “Me hapësirat që aktualisht ka Kolegji AAB, i konkurojmë çdo universiteti në rajon”, tha rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa.

Rektori Tafa shtoi se gjatë këtij viti nëpërmjet konkursit publik për rekrutimin e stafit akademik, janë angazhuar 50 mësimdhënës të rinj, të gjithë doktor shkence me marrëdhënie të rregullt pune.

Rektori Tafa theksoi edhe rritjen prej 14% të numrit të studentëve të rinj të regjistruar, krahasuar me vitin e kaluar akademik.
Në këtë takim u diskutua edhe për kornizën e strategjisë zhvillomore pesë vjeçare të AAB-së, në të cilën janë duke punuar grupet përkatëse punuese.

 

Share: