Deputeti nga kantoni i Gjenevës z. Eric Leyvraz, i cili për dy mandate ka qenë edhe President i Parlamentit të Gjenevës sot u takua me kryetarin e Këshillit Drejtues të Kolegjit AAB, Lulzim Tafa.
Z. Leyvraz dhuroi 3500 tituj librash në gjuhën frënge, të cilët libra ai i ka mbledhur nga bibliotekat personale të shkrimtarëve, artistëve, shkencëtarëve e studiuesve frankofonë, për bibliotekën tonë.
Shumica e këtyre librave do të jenë në bibliotekën e Kolegjit AAB, kurse një pjesë të tyre edhe në këndin e frakofonisë i cili është i vendosur në ambientet tona. Librat do të jenë në përdorim të lirë për gjithë komunitetin frankofon të vendit tonë. Ndërsa, kryetari Tafa ndau mirënjohje për musafirin Leyvraz në shenjë falënderimi për fondin e dhuruar të bibliotekës personale për pasurimin e Bibliotekës Universitare të Kolegjit AAB. Pjesë e këtij takimi ishte edhe z. Tahir Shabani, Ambasador për Paqen Botërore.