Studentët e Infermierisë, praktikë profesionale në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës 

19 Janar 2018

Krahas aktiviteve të shumta shkencore, akademike e profesionale gjatë vitit akademik që lamë pas, Fakulteti i Infermierisë suksese të shumta ka arritur edhe në fushën e bashkëpunimit me shumë institucione vendore dhe ndërkombëtare.

Falë kësaj, studentët e Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB janë duke kryer praktikën në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Studentët thanë se praktika të tilla na ndihmojnë në ngritjen tonë profesionale dhe na përgatisin për tregun e punës në të ardhmen. Ata poashtu theksuan se Fakulteti i Infermierisë në Kolegjin AAB, shpejt dhe sigurtë po ecën drejt majave të suksesit, duket marrë primatin e një ndër programeve më të suksesshme të infermierisë në Kosovë dhe rajon.

 

 

Share: