Kolegji AAB vazhdon të mbetet lider i arsimit jopublik në rajon

24 Janar 2018

Janë publikuar rezultatet e edicionit të janarit, të ranglistës së universiteteve botërore Webometrics.  Bazuar në këto rezultate, listës së universiteteve të Kosovës, sërish i prijnë Kolegji AAB dhe Universiteti i Prishtinës.  

Sipas rezultateve të shpallura sot, në këtë ranglistë, lider i arsimit jopublik të Kosovës, vazhdon të mbetet Kolegji AAB, i cili pozicionimin e vet në raport me universtetet botërore e ka përmirësuar për 1107 vende, duke mbajtur kështu edhe pozicionin më të mirë të të gjitha institucioneve jopublike në rajon. 

Ranglista e universiteteve botërore sipas Webometrics, shpall rezultatet dy herë në vit, në janar dhe në korrik ndërsa në të përfshihen rreth 30 mijë universitete botërore.

Kliko këtu për ta parë kronikën e RTK-së 

Share: