Studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë të Kolegjit AAB, në kuadër të lëndës: Menaxhimi i televizionit, vizituan mjediset e RTK-së, dhe u takun me kryetaren dhe anëtarët e Bordit të këtij institucioni.
Studentët nga ky takim u informuan rreth themeluesit të Radiotelevizionit të Kosovës, për organet drejtuese dhe të udhëheqjes, e që janë: Bordi i RTK-së dhe Drejtori i Përgjithshëm, dhe rreth përbërjes dhe emërimit të anëtarëve të Bordit.
Ata u informuan se Bordi i RTK-së është organ kolegjial-drejtues dhe përbëhet nga njëmbëdhjetë anëtarë, të emëruar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mesin e tyre së paku dy anëtarë nga komuniteti serb dhe një anëtar tjetër nga komunitetet tjera jo shumicë.
Studentët gjatë këtij takimin më shumë u informuan rreth kompetencave të Bordit, e në veçanti rreth skemës së përgjithshme programore, financimit të këtij institucioni, standardeve profesionale, ku patën rastin të bashkëbisedojnë edhe me drejtorin e përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala.
Në fund të këtij takimi pati edhe një debat ku studentët parashtruan pyetje të cilave iu përgjigjen anëtarët e Bordit si dhe drejtori Shala.