Mensut Ademi, ligjërues në Fakultetin Juridik,para Komisionit në përbërje të prof.dr.Rexhep Murati,kryetar, prof.dr.Rexhep Gashi,antar, prof.dr.Besa Arifi, antar, prof.dr.Jeton Shasivari, antar dhe i mentoruar nga prof.dr.Ismail Zejneli, mbrojti me sukses tezën e dokturaturës në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoni.
Teza e tij “Pozita Juridiko-Penale dhe Kriminologjike e personave të mitur në Republikën e Kosovës në periudhen kohore 2006-2016”, u vlerësua me notën më të lartë nga Komisioni shkencor, me ç’ rast i plotësoi të gjitha kushtet për gradën shkencore: Doktor i Shkencave Penale.
Dr.Mensut Ademi, edhe studimet themelore dhe master i ka përfunduar në Kolegjin AAB, ndërsa ai tashmë rradhitet në mesin e dhjetëra studentëve të AAB-së të cilët kanë mbaruar edhe studimet doktorale.