Prof. Ass. Dr. Medain Hashani ka lindur më 26 tetor 1980 në Ferizaj, ku përfundoi edhe shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 2006, diplomoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në drejtimin “Banka dhe Financa” (https://uni-pr.edu/). Ndërsa, në vitin 2008 në Akademinë e Studimeve të Avancuara Universitare ASAU përfundoi studimet posdiplomike në drejtimin “Kontabilitet dhe Auditim”, ku fitoi titullin Master në Kontabilitet dhe Auditim. Më tej, në vitin 2019, mbrojti disertacionin e doktoraturës në Universitetin Shën Kiril i Metodij, Fakultetin Ekonomik në Maqedoninë e Veriut, me temën: “Ndikimi i Auditimit të jashtëm në cilësinë e procedurave të prokurimit publik në Qeverinë e Kosovës”, duke u nderuar me titullin Doktor i Shkencave Ekonomike, profili në Kontabilitet dhe Auditim (https://ukim.edu.mk/en/).
Përvoja e tij akademike, filloi në Universitetin e Prishtinës (https://uni-pr.edu/) si Asistent në vitin 2006 deri në vitin 2009, ku në të njejtën kohë ishte edhe Ligjerues në Akademinë Gjermane për Ekonomi dhe përpunimin e të dhënave në Kosovë DAWIDAK ([email protected]) . Në vitin 2011 filloi si Profesor në Kolegjin AAB (https://aab-edu.net/), në Fakultetin Ekonomik, ku në periudhën 2012-2014 ishte edhe Ligjërues në Universitetin Publik të Prizrenit (https://uni-prizren.com/) si i angazhuar në Fakultetin Ekonomik. Në periudhën 2017 – 2024 ishte Ligjerues edhe në Institutin AAB për Kontabilist dhe Auditor të Çertifikuar.
Prof.Hashani nga viti 2011 vazhdon ende të jetë Profesor i rregullt në Kolegjin AAB në nivelin Bachelor dhe Master, ku është edhe bartës në programin e studimit Master në Kontabilitet dhe Auditim. Lëndët të cilat i ligjeron Prof.Hashani në Kolegjin AAB, në Fakultetin Ekonomik janë në nivelin Bachelor: Kontabilitet dhe Kontabilitet Financiar, ndërsa në nivelin Master: Menaxhmenti Financiar dhe Auditimi dhe Siguria.
Përvoja e tij menaxheriale në nivelin akademik, në periudhën 2012-2020 Prof.Hashani, ka qenë Drejtor i degës së Ferizajt në Kolegjin AAB (https://aab-edu.net/), ndërsa nga viti 2020 e deri më sot është Dekan i Fakultetit Ekonomik.
Përvoja e tij profesionale, në periudhën 2005 – 2009 Prof.Hashani ka filluar të punoj në nivelin profesional në cilësinë e Senior Auditorit në Kompaninë e Auditimit “Audit, Tax & FAS”, duke vazhduar në periudhën 2009-2012 në Pallatin e Rinisë, Kulturës dhe Sporteve në Prishtinë (https://pallatirinise.com/) në cilësinë e Drejtorit Financiar, 2019-2022 Anëtar i Bordit Drejtues në Institucionin Financiar Jo Bankar BI CREDIT Sh.a (https://bicredit-ks.com) dhe 2023-2025 Ekspert i jashtëm i prokurimit publik në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik (https://oshp.rks-gov.net/).
Prof.Hashani në nivelin profesional, vazhdon të ushtroj funksionin nga viti 2015 si Kryetar i Bordit Drejtues në Kompaninë e Sigurimeve PRISIG (https://prisig-ks.com/) poashtu edhe nga viti 2023 vazhdon të ushtroj funksionin e Ekspertit Financiar Gjyqësor në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (https://www.gjyqesori-rks.org/).
Punimet shkencore dhe konferencat – Kontributi i tij në shkencë përfshin një sërë publikimesh në revista të indeksuara si SCOPUS. Ndër veprat e tij më të njohura përfshihen:
Smajli, R., Kida, N., Morina, J., Morina, V., Miftari, F., Hashani, M., Pasjaqa, A. (2025). The external economic environment as an attractive factor for foreign direct investment in Kosovo: An econometric analysis. International Journal of Sustainable Development and Planning, Vol. 20, No. 5, pp. 1857-1883. https://doi.org/10.18280/ijsdp.200505
Hashani, M., Bajrami, R., & Ziberi, B. (2025). External audit importance toward efficiency of public funds and the economic growth-a study case of Kosovo. Humanities and Social Sciences Letters, 13(1), 200-213. https://doi.org/10.18488/73.v13i1.4047
Bajrami, R., Tafa, S., Gashi, A., & Hashani, M. (2025). Analysing the impact of money supply on economic growth: A panel regression approach for Western Balkan countries (2000–2023). Regional Science Policy & Practice, 17(2), 100159. https://doi.org/10.1016/j.rspp.2024.100159
Kida, N., Smajli, R., Hashani, M., Morina, V., Morina, J., Miftari, F. (2025). The impact of trade and consumption on Kosovo GDP growth: An analysis based on the Cobb-Douglas model. International Journal of Sustainable Development and Planning, Vol. 20, No. 2, pp. 503-526. https://doi.org/10.18280/ijsdp.200205
Miftari, F., Shabani, L., & Hashani, M. (2024). Does FinTech Affect Financial Inclusion in Balkan Region Countries. Journal of Governance and Regulation Journal of Governance and Regulation, 13(Special Issue), 388-395. https://doi.org/10.22495/jgrv13i1siart12
Mulolli, E., Islami, X., & Hashani, M. (2024). Enhancing SME performance through innovation: evidence from a transition economy – Kosovo. Business, Management and Economics Engineering, 22(2), 401–420. https://doi.org/10.3846/bmee.2024.21800
Bajçinca, E., Hajdini, A. R., Shala, B., & Hashani, M. (2024). The role of foreign direct investments in the developing of banking sector. Journal of Governance & Regulation, 13(1), 111–122. https://doi.org/10.22495/jgrv13i1art10
Shabani, A., & Hashani, M. (2023). The study of factors that impact life insurance decision of individuals [Special issue]. Corporate & Business Strategy Review, 4(2), 375–385. https://doi.org/10.22495/cbsrv4i2siart17
Bajraktari, K., Bajrami, R., & Hashani, M. (2023). The impact of international trade freedom on economic growth: Empirical evidence of the Western Balkans countries. Corporate & Business Strategy Review, 4(2), 132–142. https://doi.org/10.22495/cbsrv4i2art12
Shahini-Gollopeni, K., Rexha, D., & Hashani, M. (2022). The importance of internal audit in increasing performance of microfinance institutions: The case of the developing country. Corporate Governance and Organizational Behavior Review, 6(3), 120-127. https://doi.org/10.22495/cgobrv6i3p11
Hashani, M., Bajrami, R., & Ukshini, K. (2022). The impact of tax changes on the liquidity of construction companies in the developing market. Journal of Governance and Regulation/Volume, 11(2). https://doi.org/10.22495/jgrv11i2siart3
Hashani, M., Ziberi, B., & Bajrami, R. (2022). The rule of thumb: Private consumption as a driving force of the economic growth of Western Balkan countries. Journal of Governance & Regulation, 11(3), 54–60. https://doi.org/10.22495/jgrv11i3art5
Anggadwita, G., Ramadani, V., Alamanda, D. T., Ratten, V., & Hashani, M. (2017). Entrepreneurial intentions from an Islamic perspective: a study of Muslim entrepreneurs in Indonesia. International Journal of Entrepreneurship and Small Business, 31(2), 165-179. https://doi.org/10.1504/ijesb.2017.084086
Pjesëmarrja në konferencat shkencore dhe trajnimet:
Në vitin 2025 mori pjesë në “Konferencën Ndërkombëtare” Inteligjenca Artificiale (AI) në Epokën e Transformimit: Mundësi dhe Sfidat, Kolegji AAB, Republika e Kosovës (https://aab-edu.net/konferencat/)
Në vitin 2024 mori pjesë në “Konferencën Ndërkombëtare” Siguria, Paqja dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm në një Botë të Tronditur, Kolegji AAB, Republika e Kosovës (https://aab-edu.net/konferencat/)
Në vitin 2024 mori pjesë në “Javën Ndërkombëtare të Stafit” në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Savonia, Kuopio, Finlandë (https://internationalweek.savonia.fi/)
Në vitin 2024 mori pjesë në “Javën Ndërkombëtare të Stafit” në Universitetin e Gdanskut, Gdansk, Poloni (http://staffmobility.eu/staffweek/international-erasmus-staff-training)
Në vitin 2024 mori pjesë në “Kongresin e 9-të Ndërkombëtar Shkencor Bienal” në Universitetin e Shkupit, Maqedonia e Veriut (https://iconbest.utms.edu.mk/)
Në vitin 2023 mori pjesë në “Konferencën Shkencore Ndërkombëtare” Sfidat dhe Perspektivat e Bashkëpunimit Ekonomik Kosovë-Shqipëri dhe Rajoni, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë (https://ashak.org/)
Në vitin 2010 mori pjesë në “Kongresin Botëror të Kontabilitetit” Malajzi–Kuala Lumpur (https://www.ifac.org/news-events/2010-11/world-congress-accountants-2010-opens-record-number-delegates)
Në vitin 2009 mori pjesë në Seminarin “Planifikimi për Demokraci Sociale dhe Kriza Financiare” – Strugë, Maqedoni (https://idscs.org.mk/)
Në vitin 2008 mori pjesë në Universitetin Veror “Vendet në tranzicion dhe zhvillimi i tyre ekonomik” në Këshillin e Evropës, Strasburg, Francë (https://www.coe.int/en)
Prof. Ass. Dr. Medan Hashani është aktualisht Dekan i Fakultetit të Ekonomisë në Kolegjin AAB, një nga institucionet më të njohura të arsimit të lartë në Kosovë dhe Rajon, Kryetar i Bordit në Kompaninë e Sigurimeve Prisig dhe Ekspert Financiar Gjyqësor në Këshillin Gjyqësor të Kosovës . Ai ka ndikuar dukshëm në zhvillimin e planprogrameve akademike dhe në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies në këtë institucion. Ai ka trajnuar dhe mentoruar me dhjetëra studentë në tema të lidhura me auditimin, raportimin financiar, qeverisjen korporative dhe politikën fiskale. Përveç angazhimit në akademi, Hashani ka pasur një karrierë të fuqishme në sektorin publik dhe atë privat. Prof. Hashani ka një kontribut të rëndësishëm në fushën e kërkimit shkencor. Ai ka publikuar artikuj në revista vendore dhe ndërkombëtare. Shkrimet e tij kanë ndihmuar në orientimin e politikave publike dhe kanë shërbyer si burim i rëndësishëm për studentë dhe hulumtues në fushën ekonomike. Si një ekspert i fushës ekonomike, Prof. Hashani është shpesh i pranishëm në media për të dhënë analiza mbi zhvillimet ekonomike, politikat fiskale dhe sfidat strukturore të Kosovës. Prof.Hashani është një ndër personalitetet më të përkushtuara dhe me ndikim në fushën ekonomike dhe akademike të Kosovës. Ai ka kombinuar ekspertizën e tij profesionale me përvojën akademike, duke kontribuar jo vetëm në edukimin e brezave të rinj, por edhe në zhvillimin institucional dhe politik në vend. Integriteti i tij profesional, angazhimi në zhvillimin e politikave fiskale dhe aftësia për të ndërlidhur praktikën me teorinë e bëjnë atë një figurë të çmuar në sferën publike dhe akademike.
Është i martuar, ka dy fëmijë dhe jeton në Prishtinë.