Fakulteti Ekonomik po realizon trajnimin “Si të përgatitemi për tregun e punës” për zhvillimin e karrierës në të gjitha kampuset.
Në kampusin e Gjakovës u mbajt pjesa e dytë e këtij moduli, nga mësimdhënësit e Fakultetit Ekonomik Erblina Pira, Donat Rexha dhe Adelina Gashi, të cilët ligjëruan lidhur me mbarëvajtjen e intervistës së punës, ndërsa pjesëmarrës ishin studentët nga të gjitha fakultetet e Kolegjit AAB.
Trajnimi ka për qëllim ngritjen e njohurive dhe aftësive të studentëve për mënyrën e komunikimit korrekt në shkresat zyrtare e sidomos me akterë të tregut të punës.