“Nuk kam besuar që në Kosovë mund të këtë një universitet të tillë.
Kam dëgjuar shumë fjalë të mira për AAB-në nga nënkryetarja e Unionit Studentor të Kosovës, Krenare Çerkini, por kjo që po shoh tani është madhështore! Po ndihem i nderuar!”.
Këto ishin fjalët e Kryetarit të Unionit Studentor të Evropës, Helge Sander Lie Schwitters, në një takim të mbajtur me Kryesinë e Unionit Studentor të AAB-së dhe me studentë të tjerë.
Gjatë këtij takimi ai foli për objektivat e ndryshme që ka, Unioni i Studentëve të Evropës-ESU, si: mbrojtja e të drejtave të studentëve, avancimi i tyre në prezantimin e ideve të reja, organizimi i formave të ndryshme të projekteve profesionale, ofrimi i shërbimeve, komunikimit dhe bashkëpunimi me organizata të ndryshme të botës, etj..
Ndërsa, përfaqësuesit e Unionit Studentor, në krye me kryetaren e US të AAB-së, Flaka Vitaku, mirëpritën vizitën dhe prezantimin e z. Helge Sander, duke potencuar se vetëm me ngjarje dhe komunikime të tilla Unioni i Studentëve të Kosovës do të ketë mundësi të bëhët pjesë e kësaj organizate.
Kujtojmë se vizita e kryetarit të studentëve të Evropës, në Kosovë dhe në Kolegjin AAB, vjen pas takimit me të që kishte ditë më parë në Estoni, nënkryetarja e Unionit të Studentëve të Kosovës, studentja e AAB-së, Krenare Çerkini.