U mbajt Konferenca e Arkitekturës në kuadër të festivalit “Prishtina Architecture and Arts Festival 2018”

4 Maj 2018

Në Kolegjin AAB zhvilloi punimet Konferenca Shkencore Nërkombëtare e Arkitekturës, në kuadër të Festivalit “Prishtina Architecture and Arts Festival 2018”, festival ky i cili po mbahet për hërë të parë në vend dhe rajon. 

Në hapje të konferencës Rektori i Kolegjit AAB, prof. dr. Lulzim Tafa, tha se Kolegji AAB që nga themelimi i tij i ka kushtuar kujdes të veҁantë krahasmësimit edhe komponentës shkencore si mënyra më e mirë e ngritjes së cilësisë së studimeve.

 “Fakulteti i Arkitekturës ështe dalluar me konferencat shkencore duke sjellur ekspertë dhe pedagogë kulminantë nga Evropa dhe ShBA.

Risi e kësaj konference është se përqëndrimi i saj ndodh edhe në territor që përkundër diversitetit kulturor që ka rajoni megjithatë është një territor që me shekuj ka krijuar një identitet unik që vlenë dhe duhet të studiohet në mënyrë gjithëpërshirëse, këtë e bënë ky Festival i Arkitekturës dhe Artit të Prishtinës në edicionin e vet të parë dhe që planifikon të jetë tradicional” tha Tafa.
 
Në fjalën e tij, Dekani i Fakultetiti të Arkitekturës, prof. Bekim Çeko tha se kjo konferencë synon të shtjellojë problematika në tema të ndryshme, problematika bashkëkohore, duke kërkuar zgjidhjet alternative bashkëkohore” tha Çeko.

Ndërsa Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Burbuqe Bakia- Deva, punimet e kësaj konference i cilësoi me rëndësi të madhe për arkitekturën shqiptare, duke potencuar se për Qeverinë e Kosovës kjo fushë është njëra ndër koponentet kryesore.

”Tingulli i vendit”, do të thotë shumë për këtë ngjarje, andaj besoj se të gjithë ju dhe të gjithë ne, që besoj se do të jetë edhe në formë të promovimit të kësaj konference, temat që do të trajtohen, do të shërbejnë edhe në punën tonë në të ardhmen.

Fakti që këto vlera të artit të ndërlidhura në bazë të arkitekturës, trajtohen dhe diskutohen në këtë konferencë, do të thotë që synimi është edhe ngritja apo promovimi i diversitetit kulturor.

Për neve si Qeveri e Kosovës dhe për Ministrinë e Kulturës, është prioritet në vete” tha Deva.

Konferenca e Arkitekturës e organizuar në kuadër të festivalit PAAF 2018, shpalosi para pjesëmarrësve për herë të parë edhe projektin e Ambasadës Amerikane e cila po ndërtohet në Kosovë. 

Në këtë konferencë morën pjesë numër i madh i akademikëve e ekspertëve të kësaj fushe, nga ShBA, Italia, Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Turqia e Kosova.

Share: