AAB pjesë e Javës Ndërkombëtare për Diversitet në Lituani

8 Maj 2018

Është mbajtur Java Ndërkombëtare për Diversitet e organizuar nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara Sociale SMK dhe Vilnius Businnes College të Vilnusit në Lituani, e ku edhe Kolegji AAB u përfaqësua nga Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Kjo ngjarje kishte për qëllim të bashkojë stafin nga institucionet partnere me qëllim të forcimit të rrjeteve ndërkombëtare dhe shkëmbimin e ideve për integrimin e studentëve ndërkombëtarë dhe anëtarët e stafit në universitete ndërkombëtare.

Edhe studentja Hana Kastrati nga Kolegji AAB, e cila po vijon studimet në SMK, si përfituese e programit të shkëmbimit të studentëve përmes Erasmus+ , tha se ky ishte një rast shumë i mirë për të ndarë përvojat me universitetet e tjera pjesëmarrëse në këtë ngjarje. 

Në javën e përbashkët ndërkombëtare të titulluar “Accepting Diversity” morën pjesë universitete nga 14 shtete përfshirë shtete nga Turqia, Estonia, Mbretërinë e Bashkuar, Spanja, Sllovakia, Portugalia, Polonia, Gjermania, Franca, Maqedonia, Republika Çeke, Laos, Korea e Jugut dhe Kosova.

 

 

 

 

 

 

Share: