Pesë studentë të Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB filluan praktikën profesionale në Gjykatën Themelore në Gjakovë

15 Maj 2018

Studentët e Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB – dega në Gjakovë: Artil Pozhegu, Dafina Uka, Vesa Juniku, Lindon Merturi dhe Shend Dobroshi, në bazë të suksesit të lartë që kanë treguar në studime, janë përzgjedhur për të vijuar praktiken profesionale në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Kjo praktikë, këtyre studentëve iu mundësua pas vizitës së prodekanit të këtij fakulteti Prof. Fatmir Çollakaj në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ku u prit nga kryetari i kësaj gjykate, Vaton Dërguti.

Prodekani Çollakaj dhe kryetari Dërguti u dakorduan që këta studentë të fillojnë praktikën tre mujore në këtë Gjykatë, të cilët pas përfundimit të kësaj praktike do të pajisen edhe me certifikata.

Kolegji AAB si investimi më i madh në Kosovë e më gjerë në sferën e arsimit të lartë jopublik, deri më tani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa komuna si dhe shumë institucione e organizata të tjera vendore e ndërkombëtare, ku studentët e këtij kolegji në vazhdimësi kryejnë praktikat profesionale nëpër këto institucione.

Share: