Të nderuar studentë,
kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën e organizuar nga Kolegji AAB me kryetarin e komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, me temën “Qeverisja lokale, me theks të veçantë Komuna e Vushtrrisë”.
Ligjërata do të mbahet të premten, më 18 maj 2018, nga ora 11:00 në Qendrën Mediale, Kolegji AAB, Prishtinë.
Ligjërata është e hapur për të gjithë të interesuarit!
Ju mirëpresim!