“Up With People”, për herë të parë në Kosovë zgjodhën Kolegjin AAB që të mbajnë një workshop

29 Maj 2018

Sot nje grup i disa te rinjëve me prejardhje nga Amerika, Meksika, Bermuda, Belgjika, etj., nga “Up With People” (UWP) vizitoi Kolegjin AAB në Gjakovë, ku mbajtën workshop që zgjati 45 minuta. Këtë workshop e kanë mbajtur në vende të ndryshme të botës, por për herë të parë në Kosovë e mbajten me studenët e Kolegjit AAB.

Workshopi ishte i dizajnuar në një mënyrë interesante, ata lexonin një fjali, (statement/deklarim) dhe studentët duhet të ndaheshin në dy anë, ata të cilët pajtohen dhe ata të cilët nuk pajtohen me deklarimin.

Pyetja e fundit që ata e konsideronin më të rëndësishmen ishte ” Do you think that you as an individual will be able to make a positive change in the world?”. Të gjithë studentët anuan te këndi me përgjigjën pozitive. Ata u befasuan sepse në të gjitha vendet qe kishin mbajtur këtë workshop asnjëherë nuk ka ndodhur që të gjithë të kenë qendrim pozitiv.

Këta të rinj thanë se, atë që e morën me vete nga kjo eksperiencë në Kolegjin AAB, siç janë: optimizmi, pozitiviteti dhe dashuria për vendin që kanë të rinjtë e Kosovës, do ta percjellin edhe në vendin e tyre.

Grupi i UWP falenderuan studentët e AAB-së që e morën seriozisht këtë workshop dhe kolegjin që i mikpriti. Ata inkurajuan studentët të aplikojnë tek UWP në mënyrë që edhe ata si studentë të kenë mundësi të udhëtojnë në shtete të ndryshme me këtë organizatë.

Dy nga studentët e Fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB: Arizona Xhiha dhe Floriana Gaxherri kanë mikpritur disa nga këta të rinj edhe në shtëpitë e tyre.

UWP është një organizatë arsimore, misioni i së cilës është të inspirojë të rinjtë që të bëjnë ndryshim në botën e tyre. Kjo organizatë punon që të thyejë barrierat kulturore dhe të krijojë mirëkuptim global përmes shërbimit vullnetar dhe një shfaqjeje muzikore.

Share: