Në Kolegjin AAB përfundoi me sukses edicioni i sivjetmë i Javës së Sportit 2018

8 Qershor 2018

Java e Sportit 2018 në Kolegjin AAB e organizuar nga Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit të këtij kolegji, me sukses ka përfunduar aktivitetet e edicionit të sivjetmë.

Me këtë rast, dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit z. Fatmir Pireva, i përgëzoi studentët e Kolegjit AAB për lojërat fer të zhvilluara, pa incidente dhe pa lëndime. Ai po ashtu falënderoi edhe referët dhe studentët organizatorë të këtij aktiviteti, të cilin e cilësoi të shkëlqyer.

Ndërsa, zv/rektori i Kolegjit AAB, z.Shemsedin Vehapi, i cili ishte i pranishëm në mbylljen e Javës së Sportit 2018, i falënderoi organizatoret për përfundimin me sukses të këtij aktiviteti, njëherësh edhe u tha se përkrahja nga rektorati i AAB-së për ngjarje të tilla asnjëherë nuk do të mungojë.

Në këtë aktivitete sportiv morën pjesë 25 ekipe në futboll, 12 në basketboll, 7 në volejboll dhe 21 në Ping-Pong, nga të gjitha fakultetet e Kolegjit AAB.

Edhe kësaj radhe, fitues në finalet e futbollit, basketbollit, volejbollit dhe ping pongut, dolën studentët nga Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit.

Në fund të kësaj ngjarje u ndan kupat, medaljet edhe shpërblimet për ekipet fituese të tri vendeve të para.

Share: