Ende pa i përfunduar studimet në Produksion të Kolegjit AAB, Arlind Xhemajli punësohet në TV Tema

11 Qershor 2018

Arlind Xhemajli, student i vitit të tretë në Fakultetin e Komunikimit Masiv – dega produksion, ende pa i përfunduar studimet në Kolegjin AAB, është punësuar në TV Tema, në të cilin ka marrë një pozitë të rëndësishme, atë të realizatorit në regji.

Të qenit student në Kolegjin AAB, atij i ka hapur rrugën drejt punësimit në këtë televizion, në të cilin, që në fillim të punës ka marrë vlerësime mjaft pozitive.

“Emri që ka krijuar Kolegji AAB si institucion serioz i arsimit të lartë në njërën anë dhe njohuritë profesionale që kam marrë gjatë studimeve, kanë qenë ndër arsyet kryesore pse kam arritur të punësohem në TV Tema”, thotë Arlindi.

Ai tregon se gjatë tri viteve të studimeve, në Kolegjin AAB ka mësuar shumë gjëra, të cilat çdo herë e më shumë e kanë plotësuar profesionalisht.

“Gjatë kohës së studimeve, pos mësimeve nga lëndët profesionale, kemi zhvilluar edhe anën praktike ku kemi realizuar shumë projekte filmike dhe televizive, si dhe punë të tjera profesionale që kanë të bëjnë me produksionin”, shprehet Arlindi.

Kujtojmë se studenti Arlind Xhemajli mori vlerësime të shkëlqyera edhe në “Ditët e prezantimeve studentore” të Kolegjit AAB pas prezantimit të projekt-emisionit “Avant Art”, të cilin e kishin punuar më një grup prej pesë studentësh kolegë të tij. Ai me këtë rast u shpërblye edhe me certifikatë për kontributin e tij në këto ditë, të cilat u karakterizuan me punime hulumtuese e shkencore nga ana e studentëve të Kolegjit AAB.

Share: