“Springer” boton studimin e dy profesorëve të AAB-së

2 Nëntor 2022

“Kompetencat digjitale të arsimtarëve të ardhshëm në Kosovë” është studimi i fundit i dy profesorëve të AAB-së, të cilin e ka botuar shtëpia e njohur botuese, Springer, i ndeksuar në Scopus dhe Web of Science.

Qëllimi i këtij studimi i realizuar nga profesorët e AAB-së, Hasan Saliu dhe Arberore Bicaj, ka qenë të identifikohet niveli i përgatitjes së studentëve për përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) në punën e tyre si mësimdhënës të ardhshëm në Kosovë. Gjetjet nga ky studim janë nxjerrë duke analizuar lëndët e ofruara gjatë studimeve universitare në Kosovë, nëse ato arrijnë të zhvillojnë kompetenca digjitale sipas këtyre tre grupimeve: (a) kompetenca në përdorimin e përgjithshëm të kompjuterëve, (b) kompetenca e mësimdhënies digjitale dhe (c) kompetenca digjitale profesionale.

Studimi i profesorëve të AAB-së është botuar në kuadër të përmbledhjes studimore Digital Literacy for Teachers, ku janë përfshirë 25 studime nga vende të ndryshme nga Europa, Amerika dhe Azia, e redaktuar nga profesori polak Lukasz Tomczyk dhe profesoresha italiane Laura Fedeli.

Kapitulli mund të shkarkohet në linkun: https://link.springer.com/chapter/10.1007/978-981-19-1738-7_15

Share: