Promovohet libri “Kirurgjia për infermierë” në Kolegjin AAB

4 Nëntor 2022

Sot në Kolegjin AAB është mbajtur promovimi i librit “Kirurgjia për Infermierë”, i autorëve Luan Jaha, Agreta Gecaj-Gashi dhe Idriz Sopjani. Të njejtit janë edhe profesorë në Fakultetin e Infermierisë të Kolegjit AAB dhe pikërisht ky libër u dedikohet infermierëve, me fokus në kirurgji. I tërë libri përbëhet nga 16 kapituj që mbulojnë tema bazike në kirurgji. Në promovimin e librit, autorët thanë se ndihen të privilegjuar që sadopak po japin kontributin e tyre në lëminë e kirurgjisë, duke i ndihmuar kështu infermierët e rinj dhe studentët.

Prof. ass. dr. Luan Jaha, tha se në këtë libër kanë bërë bashkë përvojën e tyre me dy autorët e tjerë, prof. ass. dr. Agreta Gecaj-Gashi dhe prof. ass. dr. Idriz Sopjani, duke shtuar se ky libër do u shërbejë infermierëve të punojnë me kompetencë dhe se kompetenca është elementare në profesionin e tyre.

Prorektorja për Bashkëpunim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kolegjit AAB, Venera Llunji, ndër të tjera shtoi se ndihet e privilegjuar që autorët e librit janë kolegët e saj dhe se promovimi i librave të tillë ndihmon më tutje zgjerimin në fushat shkencore dhe përgatitjen profesionale të studentëve.

I pranishëm në këtë promovim ishte edhe prof. Sadri Bajraktari, që vlerësoi tejmase punën e bërë, derisa shtoi se kontributi në këtë fushë ka rëndësi të madhe për gjeneratat e ardhshme.

Share: